Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, e cila u aksidentua mbrëmë rëndë në fshatin Marmor të Prishtinës ku vdiqen katër persona, sonte do të udhëtojë për shërim drejt Turqisë.
Ballkani.info merr vesh se nga Turqia në Prishtinë brenda një orë pritet të arrijë një aeroplan-ambulancë, e ku më pas ambasadorja turke do të futurojë drejt Turqisë.
Sipas burimeve të Ballkani.info, fluturimi drejt Ankarasë nga Prishtinë do të bëhet në orën 18:00.
Zonja Kiliç vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, por stabile, në reperatin intensiv të QKUK-së.
Aksidenti që la të vdekur katër persona ndodhi mbrëmë pas orës 17:00 në fshatin Mramor, në magjistralen Prishtinë-Podujevë. /Ballkani.info/







