Ambasadorja e Kosovës në Izrael publikon fotografi nga ceremonia e Pavarësisë ku ishte e ftuar

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 73-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit.

“Në Rezidencën e Presidentit Reuven Rivlin, duke festuar Ditën e 73-të të Pavarësisë së Izraelit me trupin diplomatik dhe konsullor”, ka shkruar Demiri në twitter.

Ines Demiri është ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, pas marrëdhënieve diplomatike që vendosën Republika e Kosovës dhe Izraelit.                      

Kujtojmë se njohja nga Izraeli erdhi gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashingon, ku është arritur marrëveshja mes dy vendeve në prani të ish-Presidentit Trump.