Tamar Ziv

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë falënderon Kurtin për reagimin e tij për sulmin e Iranit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin Kurti për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”

Kurti ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.