Ambasadorja Demiri takohet me ministrin izraelit, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka takuar ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit, Ofir Akunis.

Ajo u shpreh e nderuar për këtë vizitë të tij teksa tregoi që u dakorduan për thellimin e bashkëpunimeve në fusha të rëndësishme.

“E nderuar thellë nga vizita e H.E. Z. Ofir Akunis – Ministri i Bashkëpunimit Rajonal i Izraelit, në Ambasadën e Kosovës në Jeruzalem.

Ramë dakord për thellimin e bashkëpunimeve tona në fushën e shkencës, teknologjisë dhe shumë fusha të tjera të rëndësishme për përfitimin e ndërsjellë të vendeve tonë“, shkroi Demiri në Facebook.