Ambasadori amerikan kundër dhunës së ushtruar ndaj shoqërisë civile nga sigurimi i PDK-së

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së znj. Nataliya Apostolova, ka reaguar pas dhunës së PDK-së ndaj shoqërisë civile. Reagimi i saj është përkrahur nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip S. Kosnett.

Postimi i plotë në Twitter: Skena për keqardhje në protestën paqësore të mbajtur sot, në Prishtinë. Liria e grumbullimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore demokratike, të cilat duhet të garantohen dhe të mbrohen në çdo kohë. Kërkimfalja është e mirëpritur, por skena të tilla nuk kanë vend në një demokraci.