Ambasadori rus në Beograd: Rusia është e vetëdijshme për peshën e presioneve që po vuan Serbia

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Kharçenko tha sot se nuk janë të befasuar në Rusi që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj këtij vendi, duke shtuar se janë të vetëdijshëm se Beogradi është nën presion të madh për këtë.

Kharçenko tha gjithashtu se në Rusi janë të vetëdijshëm se Serbia e ka të vështirë të luftojë me presione të tilla, aq më tepër që e dinë se si duken ato presione dhe shtoi se “e vështirë” mund të mos jetë fjala e duhur për ta shpjeguar, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Edhe më parë, ne kishim një supozim për presidentin Aleksandër Vuçiq dhe gjithë udhëheqjen e Serbisë se, pavarësisht vështirësive dhe presioneve që janë shumë të mëdha dhe të vazhdueshme, Serbia do të mbante një qëndrim parimor”, tha Boçan-Kharçenko për TV Prva.