Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i ka përkujtuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut duke e quajtur këtë moment të dhimbshëm por vendimtar për qasjen e re ndërkombëtare për situatën e vitit 1999 në Kosovë.
“Sot u shënua 25-vjetori i Masakrës së Reçakut, një moment i dhimbshëm dhe vendimtar për një qasje të re ndërkombëtare ndaj asaj çfarë po ndodhte në Kosovë në janar 1999”, ka shkruar Malaj në Twitter.
“Bashkë me krerët e shtetit të Kosovës, familjarë të viktimave e trupin e huaj diplomatik në Kosovë, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar për këtë rast”.
“Ngjarja në Reçak nuk duhet harruar, me qëllim që të tilla mos të tronditin kurrë më Kosovën e rajonin”.









