Ambasadori Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja.

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”

“Afganët shtëpinë e përhershme do ta kenë diku tjetër, por përkohësisht do të qëndrojnë në Prishtinë. Kosova nuk është duke shpëtuar jetë, ajo është duke u dhënë atyre mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka shkruar Kosnett në Facebook.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla ka bërë të ditur se sonte në Kosovë kanë ardhur 111 afganë, ndërsa ka bërë të ditur se nesër do të vijnë edhe afganë të tjerë.