Ambasadori izraelit në OKB konfirmon njohjen, thotë se Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Gilad Erdan ka konfirmuar njohjen e shtetit të tij për Kosovën. Tregon se Prishtina zyrtare do të ketë ambasadën në Jerusalem.

“I uroj Benjamin Netanyahun dhe presidentin Donald Trump për arritjen e marrëveshjes. Serbia dhe Kosova do të hapin ambasadat në Jerusalem, duke ndjekur hapat e Amerikës dhe duke u hapur rrugën për këtë edhe vendeve të tjera’, shkroi ai në Twitter.