Ambasadori italian: Duam të arrijmë dhe japim kontributin tonë efektiv në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, po e konsideron veten me fat, me rastin e përzgjedhjes që i është bërë, për të drejtuar diplomacinë italiane në Kosovë.

Siç u shpreh ai në Rubikon, Italia e mbështet me bindje aktivitetin e kryenegociatorit të BE-së, Miroslav Lajçak, transmeton klankosova.tv.

”E konsideroj veten shumë me fat që më kanë dërguar këtu në Kosovë si ambasador, pasi kam pasur rastin ta njoh këtë vend në fazat e ndryshme të historisë së tij të fundit, pas pavarësisë, ose më saktë pas çlirimit në 1999, në korrik, por edhe më pas. Në vitin 2009, jam rikthyer për të negociuar një marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, pra me qeverinë e re, në shtetin e pavarur. Dhe më pas, në vitin 2021, padyshim gjeta një vend që është thellësisht i ndryshëm nga ai që kam njohur në 10 vitet e para, një vend që është shumë më afër standardeve tona, një vend thellësisht tolerant dhe prandaj jam shumë i kënaqur për zgjedhjen time”.

”Mirë e thatë, një rikthim, pasi ne kemi qenë gjithmonë të pranishëm në zonën e Ballkanit. Ballkani është porta jonë e shtëpisë, vetëm Adriatiku na ndan 200 km dhe problemi sigurisht ishte se kohët e fundit kishte një pauzë. Mund të themi se tani prania jonë përkon në çdo rast edhe veçanërisht me përfshirjen tonë në dialog, në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu pas ndryshimit të qeverisë, nga zgjedhjet që u bënë, pra le të themi ishte një pauzë strukturore. Me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga kryeministrja Meloni dhe natyrshëm kjo situatë u rikthye shpejt, duke nisur pikërisht në nëntorin të vitit të kaluar me vizitën e parë të ministrit të Jashtëm”.

”Ne kemi mbështetur me bindje aktivitetin e kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, ambasadorit Lajçak dhe, nëpërmjet këtij operacioni, duam të arrijmë dhe të japim kontributin tonë efektiv në normalizimin mes dy vendeve, që janë shumë të rëndësishme për Italinë”.