Ambasadori i Iranit në Spanjë, Reza Zabib, ka paralajmëruar se vendi i tij do të “sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme”. Ai tha se Irani është “një vend i aftë të reagojë”, transmeton Ballkani.info.
Ministri i Brendshëm i Spanjës ka urdhëruar masa të shtuara mbikëqyrjeje dhe sigurie në të gjithë vendin për shkak të kërcënimeve të mundshme.
Kjo vjen pasi Spanja refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte baza të përbashkëta ushtarake në territorin e saj për të sulmuar Iranin, duke bërë që amerikanët të tërheqin disa avionë KC-135 nga bazat në Cádiz dhe Seville.
Shtetet e Bashkuara konfirmuan se shkatërruesit amerikanë USS Bulkeley dhe USS Roosevelt, të cilët u nisën nga Cádiz javën e kaluar, morën pjesë në sulmet ndaj Iranit. /Ballkani.info/







