Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova po mbajnë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në shënim të 25-vjetorit të lirisë së Kosovës.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ambasadori i SHBA-së Jeffrey M. Hovenier.
Ai është pritur nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në panel do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, Vincenzo Pagli, President i Akademisë Papnore për Jetën. /Ballkani.info.







