Ambasadori i SHBA-së i shkon në zyrë Kurtit, pritet shtyrja e zgjedhjeve në veri

Tensionimi deri në shpërthim të shock-bombave e gjuajtje armësh në veri të Kosovës, e ka mobilizuar si asnjëherë më parë faktorin ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit.

Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, të parapara të mbahen më 18 dhjetor, tashmë është zyrtare nga SHBA-ja dhe Gjermania.

Demokracia.com ka mësuar se aktualisht në zyrën e Kurtit në Kryeministri ndodhet ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Hovernier, i cili dje dhe sot i ka takuar të gjithë liderët opozitarë, po bën përpjekje që ta bindë edhe një herë Kurtin, që të zmbrapset nga vendimi i tij dhe zgjedhjet në veri të mbahen në një kohë më të përshtatshme.