Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut takon krerët e FFK-së dhe disa futbollistë

Kombëtarja e Kosovës nuk do ta ketë vetëm përkrahjen e tifozëve nga larg, pasi edhe afër janë zyrtarë shtetërorë që po tentojnë t’i motivojnë djelmoshat.

Së fundi, një mbështetje të tillë e ka dhënë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dedaj ka konfirmuar takimin me krerët e shtëpisë numër një të futbollit kosovar.

“Forca Kosova. Para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut!. Me kryesinë e FFK-së dhe disa nga lojtarët e kombëtares së Kosovës, në mbështetje për fitoren ndaj kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Dedaj.