Komuna e Prishtinës

Ambasadori i Amerikës dhe Ahmeti diskutojnë për situatën politike në vend

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett, gjatë ditës së sotme u takuan.

“Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-ve për komunën tonë përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Prishtinës.

Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit edhe në fusha tjera.

Ambasadori Kosnett dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për situaten politike në vend.