Ambasadori gjerman poston foto nga aeroporti: Po e pi kafen e fundit në Kosovë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, sot e ka ditën e fundit në Kosovë.

Ai do të largohet nga Kosova duke përfunduar kështu mandatin e tij 3 vjeçar.

Diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që i duhet të largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe COVID-19.

Heldt në ditën e fundit, ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter në aeroportin e Prishtinës, duke shkruar se po e pi makiaton e fundit të mrekullueshme para largimit nga Kosova.

Held, gjatë ditës së djeshme ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për të takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë.