Ambasadori gjerman Osmanit e Kurtit për asociacionin: S’është pozicion i mirë të thuhet vetëm jo, presim propozime nga Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur finalen me Serbinë, derisa thotë se duhet të mbyllet me njohje të ndërsjellë pasi nuk imagjinohet që dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën të futen në BE.

Rohde ka thënë se janë Qeveritë e të dyja vendeve që t’i hapin rrugë dialogut në mënyrë që të hapet rruga edhe për integrim në BE e në strukturat euroatlantike.

“BE është lehtësues në dialog. Nëse më pyesni mua personalisht, unë do të doja që marrëveshja të arrihet sot, më mirë se nesër, ashtu siç do të doja të bëhet edhe liberalizimi i vizave. Këtë e kemi bërë të qartë prej kohësh, por kjo nuk varet nga ne, sepse ne jemi lehtësues. Janë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ato që duhet të merren vesh dhe ne përpiqemi ta çojmë procesin përpara, sepse vetëm kur të ketë përparim, hapet rruga për integrim në BE dhe në strukturat euroatlantike”, ka thënë Rohde në një intervistë për Gazetën Express.

Diplomati gjerman ka folur edhe për çështjen e Asociacionit duke theksuar se po presin propozime në tavolinë nga Kosova, pas sipas tij, nuk është pozicion i mirë të thuash vetëm jo.

“Zgjidhja është e qartë: Për të arritur përparim, duhet të sjellësh diçka në tavolinë. Ekziston një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel edhe nga Kosova për të themeluar asociacionin dhe ne presim propozime për këtë çështje. Unë, sikurse edhe të tjerët, kam nënvizuar se askush nuk e dëshiron një Republika Srpska këtu dhe se asociacioni duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës, por ka shumë mënyra për ta zgjidhur këtë çështje. Ajo që po mungon deri tani është një propozim nga Kosova”, është shprehur ai.

“Po. E përsëris: progresi varet nga hisedarët në dialog. Mendoj se të thuash vetëm jo, asnjëherë nuk është një pozicionim i mirë. Sill diçka në tavolinë, pastaj mund të diskutosh!”, shton tutje Rhode.