Ambasadori gjerman i lumtur, që do të marrë pjesë në kinemanë “Lumëbardhi”, në Prizren

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se është i lumtur që do të marrë pjesë në shfaqjen e filmit gjerman në kinemanë “Lumëbardhi”, i cili do të shfaqet të premten më 19.09.19 në Prizren.

Përmes një postimi në Twitter ka thënë se do të shkojë ta shohë filmin gjerman “Der Himmel über Berlin” të Wim Wenders, i cili do të fillojë në orëm 8:00.

Ai gjithashtu ka bërë lëvdata për filmin dhe projektin, duke thënë se është një film i shkëlqyeshëm me një projekt të shkëlqyeshëm, si edhe i ka ftuar të gjithë të bashkohemi me të për në kinema.

Kinemaja “Lumëbardhi” apo Kino Lumëbardhi është një kinema e cila u ndërtua në qytetin e vjetër të Prizrenit më 1948. Pas luftës së fundit iu rrezikua tërësisht ekzistenca e objektit. Po të mos ishte një grup aktivistësh kulturorë për t’u bërë gardianë të saj, ai sot do të ishte rrafshuar.

loading…