Ambasadori gjerman i dënon veprimet në veri duke shpërndarë reagimin e Hovenier: Pajtohem plotësisht

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka dënuar veprimet në veriun e Kosovës, duke u pajtuar me ambasadën amerikane në Kosovë.

“Plotësisht dakord”, e ka nisur ai reagimin teksa është pajtuar me SHBA-të të cilët kritikojnë Qeverinë e Kosovës për zhvillimet e sotme në veri.

”Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.

Sot gjatë gjithë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione.