Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar për sulmin në veri ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ai ka dënuar sulmin si dhe ka kërkuar që autorët e krimit të arrestohen e të dalin para drejtësisë.
”Sulmi ndaj policisë së Kosovës mbrëmë është i papranueshëm. Mendimet e mia të para janë me viktimat dhe familjet e tyre. Autorët e këtij sulmi duhet të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Më parë ka pasur reagim edhe nga ambasadori amerikan dhe ai gjerman.
Institucionet e Kosovës këtë sulm e kanë cilësuar si terrorist.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste.
The attack against the 🇽🇰 police this night is unacceptable. My thoughts are with the victims and their families. The perpetrators must be arrested and brought to justice.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) September 24, 2023







