Ambasadori Doli tenton të duket sikur po punon diçka, publikon në Facebook aktivitete të muajit të kaluar

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, dëshiron të duket sikur po punon diçka.

Ai kishte marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Veteranëve në Mbretërinë e Holandës që njihet si “Veteranendage” cila u shënua të dielën e 25 korrikut, shkruan Demokracia.com.

Por për t’u dukur se po zhvillon ndonjë aktivitet, ai ka publikuar tek sot (e martë) lajmin dhe disa fotografi nga kjo ceremoni.

“Ambasadori Doli mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Veteranëve në Mbretërinë e Holandës. Në këtë ditë, Ambasadori Doli pati rastin të takohet me përfaqësuesit e ish-pjesëtarëve holandezë të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë. Ai i falënderoi ata për shërbimin dhe kontributin e tyre për paqen dhe lirinë. Mijëra pjesëtarë të KFOR-it 🇳🇱 kanë shërbyer në 🇽🇰 dhe shumica e tyre vazhdojnë të kenë lidhje të thella me Kosovën”, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga Ambasada e Kosovës në Hagë.

Demokracia.com ka raportuar lidhur e afërsinë që doli kishte pasur edhe më herët me drejtuesit e MPJD-së.

Organizata e ambasadorit Doli u lejua t’i “fuste duart” në dosjet e diplomatëve të shkarkuar.