Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka publikuar një video me aplinisten Uta Ibrahimi, e gruan e parë shqiptare që ngjiti malin më të lartë në botë, Everest.

Hargreaves e quan atë “ikonë” të Kosovës. Me të tha se u ngjitën bashkë së fundmi në bjeshkët e Rudokës, majën në vargmalin e Sharrit.

“Uta Ibrahimi është një ikonë e Kosovës. Ishte kënaqësi të ngjitesha së fundmi në Rudokë me të dhe ta pyesja për përvojën e saj si pioniere me ndikim global”, shkroi Hargreaves.

“Diskutuam se si po ndihmon në inkurajimin e vajzave dhe grave për t’u marrë me alpinizëm, mundësitë që po ndihmon të krijohen për një brez të ri udhërrëfyesish turistikë dhe rolin e saj si kampione e grave dhe vajzave, në cilësinë e saj si avokuese e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkroi ambasadori, duke e bashkëngjitur një video nga bashkëbisedimi i tij me Uta Ibrahimin.