Ambasadori amerikan ua mbyll gojën gazetarëve serbë: Kosova është shtet, pikë!

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës, i cili është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

Scott kështu është përgjigjur në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e gazetarëve se sa ka shpresë për paqe kur vazhdimisht bëhet presion ndaj Serbisë për bisedime me të ashtuquajturën Qeveri e Kosovës.

“Nuk është e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës por Qeveria e Kosovës, për neve Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe me ta kemi kontakte sikur me secilin përfaqësues të ndonjë shteti të pavarur në rajon”, ka thënë diplomati amerikan, transmeton Ballkani.info.

Scott ka thënë se stabiliteti në rajon ka mund të jetë më i mirë, por se ekziston përparim dhe se njëri nga faktoret kryesor është pikërisht zhvillimi ekonomik.

“Njëra nga mënyrat është edhe projekti i korridorit të Moravës për të cilin po flasim sot, i cili do të ndikojë në përimirësimin e jetës së qytetarëve të Serbisë dhe do të sjellë stabilitet ekonomik dhe politik”, ka thënë Scott.

Ambasadori amerikan ka qenë i pranishëm në Qeverinë e Serbisë në nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim me kompaninë amerikane Bechtel për projektin e ndërtimit të korridorit të Moravës. /Ballkani.info/