Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka vizituar sot Komunën e Graçanicës, ku është takuar me pjesëtarë të komunitetit serb.
Kosnett ka theksuar se është e rëndësishme që të dëgjohen sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
“Mësova shumë nga takimi në Graçanicë me anëtarët e komunitetit serb të Kosovës. Është e rëndësishme për të dëgjuar për sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për Kosovën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Ajo që shihet në fotografitë e Kosnettit tregon se ai ka takuar liderët e Listës Serbe në krye me kryetarin Goran Rakiq. Aty shihet edhe Dalibor Jevtiq, zv/kryeministër i Kosovës i cili aktualisht nuk merr pjesë në qeveri. /Ballkani.info/
Learned a great deal from meeting in Gracanica with members of the Kosovo Serb community—important to hear about the successes & challenges they’re facing and ways we can work together to support peace, justice, and prosperity for #Kosovo. https://t.co/fqdeBt4LtZ pic.twitter.com/apFHVSaVLG
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 28, 2019







