AMBASADA RUSE KËRCËNON BOSNJËN: Në rast se BeH ndërmerr hapa rreth anëtarësimit në NATO, ne do të reagojmë, ky është hap armiqësorë!

njoftimin për media të Ambasadës së Federatës Ruse në Sarajevë, e që nga mediat dhe politikanët boshnjakë po cilësohet si kërcënim, thuhet: “ Nëse Bosnja dhe Hercegovina (BeH) ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, Rusia do të duhet të reagojë. Moska do ta konsideronte këtë si akt armiqësor.”

Në njoftimin e saj, që po cilësohet si kërcënim i hapur, Ambasadës ruse nuk i lenë pa i trajtuar edhe temat e pjesëmarrjes së shtetasve boshnjak në anën e grupeve terroristë në Siri, si dhe Pandeminë e COVID-19.

Trajtimi i Pandemisë së COVID-19 në njoftimin e Ambasadës ruse, ku akuzon NATO-n se nuk ka mundur të përballet me COVID-19, vetëm se i përforcon dyshimet se mbrapa shkrimeve propagandistike në media, e që si temë kanë COVID-19, qëndron vet Moska zyrtare.

Në përfundim të njoftimit thuhet: “ Ne u bëjmë thirrje miqve në BeH që të mendojnë mirë, të marrin parasysh mendimet e të gjithë banorëve të vendit, edhe të atyre që janë kundër anëtarësimin në NATO (këtu aludon në serbet e BeH).”

Ky njoftim i Ambasadës ruse vije një ditë pasi që është themeluar Komisioni i Bosnjës e Hercegovinës për bashkëpunim me NATO, komision i krijuar në bazë të vendimit të Këshillit të ministrave të BeH, të datës 24 shkurt 2021.

Vlen të ceket se BeH ka filluar përafrimin me NATO nga 5 dhjetori 2018, kur është pranuar në Programin e veprimit të anëtarësimit (MAP). Një vit më pas presidenca e BeH, ka vendosur që të pranoj dokumentin e quajtur, Programi i Reformës, i cili do të duhej të nënkuptonte vazhdimin e rrugëtimit të BeH drejt anëtarësimit në NATO.

Rrugëtimi i BeH drejt anëtarësimit në NATO po përballet me shumë vështirësi, si pasoj e bllokimit nga politikanët serbë të BeH, të cilët po shihen si të instrumentalizuar nga Rusia dhe Serbia, e cila publikisht ka thënë se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.

Rusia kishte dalë hapur edhe kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, për çka edhe akuzohet se ka gisht në organizimin e tentimit për grushtet në Malin e Zi, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.