Ambasada amerikane i dërgon letër ministrit Vitia: Profesionalizmi i juaj tregoi se po punoni për qytetarët!
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar një letër falënderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Vitia tha se duke qëndruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre, do të jemi fitues.
Ministri Vitia shtoi se letra është falënderim për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët dhe se kjo na siguron që në këtë kohë të sfidave në të gjithë botën, nuk jemi vetëm por me miq.
Postimi i plotë i tij:
Letër falenderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Duke qendruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues.
Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë.
Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijësim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur.
Prandaj, ju lutemi të:
Qëndroni në shtëpi.
Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.
Bashkë do t’ia dalim!