Alvarez: Haaland gjithmonë përpiqet të më ndihmojë

Ylli i Manchester Cityt, Julian Alvarez e ka përshkruar shokun e tij të skuadrës, Erling Haaland, si me një mentalitet të jashtëzakonshëm.

Alvarez, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, është ‘violina e dytë’ pas Haaland në City këtë sezon.

Pavarësisht rivalitetit të tyre, Alvarez ka shumë admirim për talentin e Haaland dhe mentalitetin e tij.

“Unë gjithmonë them se përtej të qenit një lojtar i madh, ai është një person i madh, i cili gjithmonë përpiqet të më ndihmojë”, ka thënë fillimisht Alvarez.

“Si lojtar, ai ka treguar se sa i mirë është për një kohë me të gjithë golat që ka shënuar, jo vetëm këtu te Manchester City, por edhe ish-klubet e tij”.

“Ajo që më befasoi tek ai ishte mentaliteti i tij – ai dëshiron gjithnjë e më shumë çdo ditë dhe gjithashtu, për lartësinë e tij, ai është kaq i fortë, i shpejtë, inteligjent dhe vendimtar para portës”.

“Ai është vendimtar për ekipin, kështu që unë përpiqem të mësoj prej tij çdo ditë dhe të shoh se çfarë mund të marr prej tij, të luash me më të mirët të ndihmon gjithmonë”.

“Unë nuk kam luajtur ende përkrah tij, kështu që po përpiqem të përgatitem në mënyrë që të mund të luaj si një sulmues i vetëm ose me të, sido që të jetë, dhe thjesht të jap gjithçka”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi