Kryetar i degës së Alternativës në Prizren, Veton Qipa, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Ai e ka akuzuar kryetaren, Mimoza Kusari për autoritarizëm.
“Por kur autoriteti filloi të kalon në autoritarizëm atëherë shumë shpejt në atë grupim politik kalohet në autokraci, ky është problemi i gjithë shoqërisë sonë, po jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë rajonin, autokraci në çdo qeverisje në çfardo niveli”, ka shkruar ai.
Dihet që tashmë dy themeluesit e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda janë në prag të ndarjes zyrtare pas përplasjeve të fundit.

Postimi i plotë:
Në Alternativë kalova një vit e gjysëm, takova dhe shumë njerëz me karakter dhe sjellje pozitive, fitova përvoja dhe njohuri, kontribova aq sa mundesha si me njohuri ashtu edhe pervoja te mia. Isha i bindur se kete here liberal demokracia si ideologji po funksiononte! Konsensusi, komunikimi dhe shprehja e deshirës për unitet janë parime të liberalizmit, kështu duhej të ishte edhe në Alternativë.
Por kur autoriteti filloi të kalon në autoritarizëm atëherë shumë shpejt në atë grupim politik kalohet në autokraci, ky është problemi i gjithë shoqërisë sonë, po jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë rajonin, autokraci në çdo qeverisje në çfardo niveli.
Për të mos qenë pjesë e një rrjedhe të tillë vendosa të tërhiqem nga detyrat udheheqëse në Alternativë.
Alternativa si orientim liberal demokrat nuk mund dhe nuk duhet me pas vend për autokraci!, Janë dy skaje diametralishtë të kundërta!







