Alonso, hero i Chelseat në barazimin kundër Bournemouth

Marcos Alonso është heroi i kësaj xhiroje te skuadra e Chelsea.

Chelsea nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 2:2 nga udhëtimi te Bournemouth, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi i majtë spanjoll, Marcos Alonso, kur luhej minuta e 33’ e ndeshjes.

Bournemouth reaguan tek në pjesën e dytë, duke përmbysur skuadrën e Chelsea. Fillimisht, ishte Jefferson Lerma ai që shënoi për 1:1, në mintuën e 54’.

Vetëm tre minuta më vonë, Joshua King dërgoi topin në rrjetën e Chelsea, për epërsinë e parë të nikoqirëve.

Pesë minuta para fundit, Marcos Alonso shënoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Chelsea, duke bërë që londinezët të dalin me një pikë nga ky takim.

Kështu, Chelsea numëron 45 pikë për pozitën e katërt në tabelë, duke i dhënë mundësi Manchester United që të afrohet edhe më shumë, kurse Bournemouth numëron 27 pikë për poiztën e 17-të.