Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se nuk obligohet të jap dorëheqje.

Ajo ka cituar nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, ku thuhet se anëtarët duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultatit.

Tutje, Bajrami ka përmendur Albulena Haxhiu.

“Albin Kurti po thotë s’kemi nevojë të japin dorëheqje, po thirret në Nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Pyetja është çka me bë me Neni 26, par. 1. i po të njëjtit Ligj, ku fjalëpërfjalshëm thuhet:

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”

Alo Albulenë!”