Alnera Brahimi fiton të argjendtën në Evropianin e juniorëve në boks

Alnera Brahimi është stolisur me medaljen e argjendtë në kampionatin Evropian për junior në boks ë po mbahet në Sofje.

Në finalen e kategorisë deri 70 kilogramë, Brahimi është mposhtur sot nga rusja Zukhro Umarbekova.

Në kategorinë e Brahimit ishin pesë boksierë. Brahimi pa luftë kaloi në gjysmëfinale, ndërsa dje në gjysmëfinale e mposhti me 5:0 estonezen Aleksandra Meliss.

Në Evropianin për junior Kosova u përfaqësua edhe me Dalmat Salihajn, që pësoi humbje në meçin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë.