Dele Alli mendon se Tottenhami ka vendosur një standard të lartë të cilin duhet ta mbajë, teksa të shtunën “Spurs” triumfuan në derbin e Londrës 3-1 ndaj Chelsea, takim në të cilin 22 vjeçari shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër.

Skuadra e Mauricio Pochettinos do të ketë një javë shumë të vëshitirë, kur të përballet fillimisht në mesjavë me Interin në “Wembley” ku do të diskutohet kalimi i grupit në Champions League, derisa të dielën takohet me Arsenalin në udhëtim.

“Duhet ta bëjmë normale arritjen e këtij niveli, duhet të përmirësohemi poashtu. Do ta kemi një muaj të ngarkuar me ndeshje të vështira. Kemi shumë vetbesim se mund t’i fitojmë të gjitha përballjet e ardhshme. Chelsea është një skuadër e madhe me lojtarë të tillë ndërsa kanë qenë në formë të mirë. Duhet ta vazhdojmë paraqitjen që e bëmë ndaj tyre, duke dominuar e krijuar shumë raste”, theksoi Alli.

Tottenhami ndodhet në vendin e tretë në Premier League, me 3 pikë më pak se Liverpooli i pozitës së
dytë dhe 5 më pak se lideri, Manchester City. Në anën tjetër londinezët kanë 4 pikë në grupin B të Champions League, 3 më pak se Interi, me të cilët do të ballafaqohet të mërkurën në mbrëmje.