Përballja e sontme

Allegri thotë se Ronaldo do të shënojë ndaj Manchester Unitedit

Sipas trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, Cristiano Ronaldo do të shënojë gol sonte në ballafaqimin me Manchester United.

Ylli portugez nuk ka realizuar gol ende me fanellën e Juventusit në Champions League, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në xhiron e dytë kundër Valencias.

Allegri beson se golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League do të jetë në listën e golashënuesve sonte ndaj “Djajve të Kuq”.

“Ai do të shënojë, Ronaldo nuk luajti në ndeshjen e parë e as në të dytën, ai ka luajtur vetëm një takim dhe e ka bërë një asist. Mendoj se nuk ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon në Champions League. Do ta luajmë një ndeshje të madhe në të cilën duhet ta sigurojmë kualifikimin. Dhe pastaj do të mendojmë për përballjen tjetër të rëndësishme që e kemi në fundjavë ndaj Milanit”, theksoi Allegri.

Juventusi ka ecuri perfekte deri tani në grupin H derisa sonte edhe një barazim do t’i mjaftonte të kualifikohej në fazën me eliminim direkt.