Trajneri i Juventuesit
Allegri: Ronaldo është një djalosh i shkëlqyer
Trajneri i Juvnetusit, Massimiliano Allegri e ka thënë përsëri se Cristiano Ronaldo është një djalosh i shkëlqyer dhe shumë profesionist .
“Ai është në rregull, e njoh atë tash e tre muaj”, tha Allegri në konferecën për shtyp, transmeton Gazeta Express.
Ishte komenti i tij në lidhje me akuzimin që është bërë së fundmi ndaj Ronaldos për përdhunim e një gruaje amerikane në vitin 2009.
“Në tërë këto 15 vjetët e karrierës së tij, ai ka treguar një profesionalizëm të madh jashtë dhe brenda fushës. Ai është i dedikuar po ashtu edhe në çështjet e shoqërisë”.
“E dija që nuk do të ftohet nga Portugalia, ai bëri marrëveshje me presidentin e federatës “.
Juventusi udhëton të shtunën për të luajtur kundër Udinese në kuadër të Serie A-së.