Allegri pason Solskjaerin te Manchester United?

E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United është një fije të perit.

Humbja e fundit ndaj Newcastle i ka hedhur benzinë zjarrit me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që po mendojnë për pasuesin e norvegjezit.

9 pikë të grumbulluara në 8 javë janë shumë pak për një skuadër si Manchester United dhe në orët e ardhshme Solskjaer mund të shkarkohet zyrtarisht.

Emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të United është ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i cili gjatë kësaj periudhe ka bërë një kurs intensiv për të mësuar gjuhën angleze.

loading…