Allegri paralajmëron: Do të drejtoj një skuadër të re

Të shtunën në orën 18:00, Juventusi do të përshëndetet me trajnerin Massimiliano Allegri.

Sampdoria do të jetë përballja e fundit për trajnerin italian në stolin e Juventusit, por me një deklaratë për mediat Allegri ka paralajmëruar se do të drejtojë një skuadër të re.

“Do pimë një dolli pas ndeshjes. Më pas do të shkoj në det për të shijuar rrezet e diellit. Lojtarët do më shohin shpejt në ekrane televizive, ashtu siç unë do t’i ndjek ata. Pas verës do të zgjedh edhe skuadrën e re që do të drejtoj”, ka thënë Allegri.