Massimiliano Allegri nuk ka ofruar siguri për të ardhmen te Juventusi, duke thënë që ka edhe një vit kontratë, por duhet të takohet me presidentin e klubit.

Që kur zuri vendin e Antonio Contes, Allegri e ka udhëhequr Juventusin drejt titullit në Serie A për pesë sezone me radhë, gjithashtu ka fituar katër Kupa të Italisë.

Ai ka pasur sukses edhe në Evropë, po nuk ia ka dalë ta fitojë trofeun e shumëkërkuar. Juventusi ka arritur dy herë në finale në vitet e fundit – në vitin 2015 humbi nga Barcelona, kurse në vitin 2017 u mposht 4-1 nga Real Madridi.

“Kam ende edhe një vit kontratë, por është e rëndësishme të analizojmë këtë sezon dhe tjetrin”, tha Allegri për Sky Spors Italia. “Duhet t’i kemi idetë e qarta dhe të jemi të qartë në vlerësimet tona”.

Para ndeshjes, zëvendës presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, u pyet për të ardhmen e Allegrit dhe konfirmoi takimin mes trajnerit dhe presidentit në qershor, teksa shtoi se nuk do të jetë e letë për ta përmirësuar këtë skuadër.

Ku iu bë presion për të ardhmen e Allegrit, Nedved u përgjigj: “Do të shohim”