Allegri një tjetër kandidat për të zëvendësuar Valverden te Barcelona

Massimiliano Allegri i ofrohet Barcelonës. Në radhët e katalansve kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ardhshëm të skuadrës.

Kandidaturat nuk mungojnë, por duke qenë se ekipi ndodhet në mes të sezonit, përzgjedhja nuk duket edhe aq e lehtë. Sidoqoftë drejtuesit “Blaugrana” e kanë një emër tek i cili mesa duket besojnë.

Pikërisht ish trajnerin e Juventusit, Masimiliano Allegri. Që prej verës së kaluar kur tekniku mbylli aventurën e tij të suksesshme në krye të stolit të “Zonjës së Vjetër”, në drejtim të 52-vjeçarit ofertat nuk kanë munguar, por ka qenë vetë tekniku livornez i cili ka preferuar që për disa kohë të qëndrojë pushim.

Allegri ka preferuar që gjatë kësaj periudhe t’i përkushtohet familjes si dhe ka nisur kursin e anglishtes, kjo e fundit kur u përhap si lajm, bëri që mediat ta lidhnin të ardhmen e teknikut drejt Premier Leagues, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Allegri është i hapur për të dëgjuar ofertën e katalansve, ndërsa emri tjetër që po shqyrtohet nga drejtuesit e Barcelonës është ai i ish trajneritit të Tottenhamit, Mauricio Pochetino.