Barazimi 3-3

Allegri: Ndeshja kishte mbaruar, por u treguam mendjelehtë

Juventus ka shpërdoruar avantazhin e dy golave në 25 minutat e fundit teksa dy golat e Gervinho-s kanë barazuar rezultatin 3-3 për Parma-n.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri ka qenë i pakënaqur për lojën, sidomos në prapavijë, dhe natyrisht rezultatin.

“Ishim mendjelehtë në fazën defensive,” shprehet Allegri për DAZN.

“Bëmë gabime në golin e dytë dhe të tretë. Ndeshja kishte mbaruar, por një gabim në zonë në fund të takimit bëri që ndeshja të përfundonte 3-3.

“Gjithsesi, asgjë nuk ndryshon, kemi një avantazh të mirë ndaj Napolit, por duhet të luajmë më të përqendruar.”

“Atletico Madrid? Jo, do të përgatitemi për ndeshjen nda Sassuolo-s, kampionati nuk ka mbaruar, duhet të rikthehemi fuqishëm sidomos në mbrojtje.”