Allegri mund të rikthehet te Milani

Massimiliano Allegri mund të rikthehet te Milani, për të zënë vendin e Maco Giampaolos.

“Rossonerët” nuk po gëzojnë formë të mirë në këtë fillim sezon, duke marrë vetëm gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

Mediet në Itali raportojnë se pronarët e tanishëm ‘Elliott Management Corporation’, janë në bisedime me investitor francez për të shitur skuadrën, dhe ky ndryshim në hierarki, mund të sillte lëvizje të mëdha te Milani.

Një marrëveshje për ndryshim pronarësh mund të arrihet deri në fund të këtij viti, dhe drejtuesit e ardhshëm e shohin Massimiliano Allegrin si njeriun që duhet ta zëvendësojë Marco Giampaolon.

Allegri edhe në të kaluarën ka drejtuar Milanin, duke fituar edhe 1 titull të Serie A.

loading…