Ylli argjentinas
Allegri lavdëron paraqitjen e Dybalas ndaj Manchester Unitedit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka lavdëruar performancën e yllit argjentinas, Paulo Dybala mbrëmë ndaj Manchester Unitedit.
Dybala e shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë 3 pikët e rradhës “Zonjës së Vjetër” në Champions League.
“Më duhet të them se Dybala bëri një paraqitje të madhe. Ai luante mirë edhe në ndeshjet e kaluara por nuk luajti në fundjavë ndaj Genoas për shkak të një lëndimi me Argjentinën. Por në rikthim ishte fantastik”, tha Allegri.
Trajneri italian e sqaroi vendimin e tij për të zëvendësuar Dybalan në minutën e 78-të me arsyetimin se skuadra në ato momente kishte nevojë pqr freski.