trajneri

Allegri: Juventuesi është favoritë për Ligën e Kampionëve

Max Allegri beson që Juventusi janë “në mesin e favoritëve” për ta fituar Ligën e Kampionëve, dhe shpreson që Interi dhe Napoli të kualifikohen sonte

Bardhezinjtë kanë qenë dy herë në finale nën urdhrat e trajnerit tuskan, por nuk e kanë fituar këtë trofe që prej vitit 1996.

“Juventusi janë në mesin e favoritëve, por ti shmangemi skuadrave që janë në vendin e parë është e rëndësishme”, ka thënë Allegri para ndeshjes se tyre kundër Young Boys.

“Aty janë Barcelona, Manchester City, Real Madrid, e ndoshta edhe Paris Saint-Germain…Por, ne shpresojmë që sot tërë italianët të kalojnë tutje”.

“Kjo nuk do të thotë që kemi një ndeshje të lehtë në 1/8 e finales, pasi që mund të kemi ndeshje të forta edhe në këtë fazë”.

“Nga çerekfinalet e tutje janë të gjitha ekipet e vështira”, ka thënë ai.