Raphael Varane, Kylian Mbappe dhe Luka Modric raportohet se janë futbollistët që bëjnë pjesë në garën e ngushtë për Topin e Artë, por trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e mbështet Cristiano Ronaldon.
10 edicionet e fundit të Topit të Artë janë fituar nga dyshja Messi dhe Ronaldo ndërsa ka spekulime se këtë vit nuk do të jenë as pjesë e top treshes.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk pajtohet me këtë ide derisa për të fitues i merituar është ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo.
“Nuk di asgjë për nominimet e Topit të Artë, por Cristiano e meriton ta fitojë për të gjitha gjërat që i ka arritur këtë sezon”, u shpreh Allegri.
Ish tekniku i Milanit zbuloi se për ndeshjen e nesërme ndaj Spalit, Dybala do të mbetet në bankën rezervë gjersa dyshja e sulmit do të formohet nga Ronaldo dhe Mandzukic, kurse në portë do të aktivizohet Perin.







