Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka parashikuar ndeshjen e Manchester United kundër Young Boys dhe ka thënë se Barcelona janë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve
Një fitore e Juves kundër Valencias do të bënte që ata ta sigurojnë kualifikimin për në Ligën e kampionëve. Ata humbën nga Unitedi në Torino dhe Djajtë e Kuq përballen sonte me Young Boys.

“Vlerësimi i skuadrave nuk është vetëm në atë se çfarë janë duke bërë tani. Ata janë në vitin e dytë, nëse nuk gaboi. Kam thënë Reali që është favorit edhe pse ishte 17 pikë pas Barçës”, ka thënë Allegri para ndeshjes me Valencian.

“Është lehtë të thuhet se Juve apo City është favorit, por jo, Barcelona është favorit, pastaj janë skuadrat si kjo e jona, si vitet e tjera. Arritja e Ronaldos ka ndryshuar pritjet nga ne, por ambiciet tona nuk kanë ndryshuar kurrë. Vitin e kaluar nuk isha gabim, shpresoj që këtë vit të jem gabim”.

“Valencia barazoi në shtëpi të United, por gjithçka mund të ndodh edhe pse duket e pamundshme. Valencia ka vlera, nuk janë ata të njëjtit që ishin në ndeshjen e parë, ata ishin afër për të fituar kundër United dhe janë shumë mirë të organizuar në mbrojtje”.