Juventusi sërish edhe këtë sezon është në ndjekje të trofeut më të rëndësishëm për klube në Europë, Champions Leagues, por trajneri Allegri nuk e sheh skuadrën e tij favorit kryesor.

“Zonja e Vjetër” nuk e ka fituar Champions Leaguen që nga sezoni 1995-1996, ndërsa ka qenë në finale dy herë gjatë 3 edicioneve të fundit, duke e mposhtur fillimisht 3-1 nga Barcelona dhe 4-1 nga Real Madridi.

Allegri insiston se Barcelona është kandidati kryesor në garën për trofeun e Champions Leagues.

“Ka shumë ndeshje në Serie A, të cilat janë të vështira. Por në Champions League na duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi, dëshirojmë të kualifikohemi për në fazën me eliminim direkt. Sipas meje Barcelona është favorit për ta fituar trofeun. Pastaj janë 3 skuadra tjera përfshirë edhe neve që kanë ambicie të tilla. Vitin e kaluar pata thënë se Real Madridi është favorit. Shpresoj që këtë vit të gabohem”, theksoi Allegri.

Dy skuadrat tjera që cilësohen në mesin e favoritëve, Real Madridi dhe Bayerni e kanë filluar negativisht sezonin e tyre në kampionatet respektive, megjithatë Allegri është i mendimit se forma në Champions ndryshon nga garat tjera.

Juventusi sonte prej orës 21:00 është nikoqir i Valencias në “Allianz Stadium”.