Allegri del kundër taktizimeve në futboll

Massimiliano Allegri ka dhënë disa deklarata interesante kur ka folur për pikëpamjet e tij mbi futbollin.

Allegri kaloi disa vite të mrekullueshme në Serie A, duke udhëhequr skuadrën e Milanit dhe atë të Juventusit.

Ai fitoi me të dy skuadrat titullin e kampionit dhe njihet si një trajner taktik, por deklaratat e fundit kanë lënë të kuptojnë se taktikat nuk vlejnë shumë për Max Allegrin.

“Në Itali, taktikat, skemat, janë broçkulla. Futbolli është art dhe artistët janë lojtarët e klasit botëror” ka thënë Allegri për ‘ESPN’.

“Nuk duhet t’i mësosh atyre ndonjëgjë, vetëm duhet t’i admirosh. Krejt çka duhet është t’i vendosësh në kushte të mira që të bëjnë mirë” ka shtuar trajneri italian.

Allegri është momentalisht pa punë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave si Manchester United apo edhe Bayern Munich.