Lista e Tites

Allan ftohet për herë të parë nga Brazili, rikthehet Paulinho

Mesfushori i Napolit, Allan ka marrë ftesën për të luajtur me kombëtaren e Brazilit për herë të parë, ndërsa edhe ish mesfushori i Barcelonës, Paulinho është rikthyer te 5 herë kampionët e Botës.

Allan ka qenë pjesë e Brazilit U-20, skuadër e e cila triufmoi në Kupën e Botës për të rinjtë në vitin 2011, teksa më pas u transferua në Itali te Udinese, për të vazhduar pastaj me Napolin.

Tite ka bërë shaka se ishte asistenti i tij Sylvinho që e bindi me insistimin e tij ta grumbollojë ish lojtarin e Vasco da Gamas për miqësoret e muajit nëntor ndaj Uruguait dhe Kamerunit.

“Ne duhet të monitorojmë futbollistë në të gjithë Europën. Si rasti i Allan që është për 7 vite në Europë. Ai ka luajtur nën drejtimin e Sarrit dhe kishte një rol të rëndësishëm në ndërtimin e lojës. Me Ancelottin ka ndryshuar pak, por për ne jo”, tha Tite.

Në anën tjetër edhe Paulinho është ftuar për herë të parë prej Kupës së Botës që u mbajt në Rusi gjatë verës së kaluar. Vendimtarë në këtë rikthim ka qenë forma e mirë e 30 vjeçarit në kampionatin kinez me skuadrën e Guangzhou Evergrande, me të cilët ka shënuar 11 gola në 15 paraqitje.

Të rikthyer tjerë në skuadër janë edhe Marcelo, Douglas Costa dhe Willian.

Kjo është lista e plotë e Tites për sfidat miqësore të Brazilit me Uruguain dhe Kamerunin:

Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Man City), Brazao (Cruzeiro)

Mbrojtës: Miranda (Inter), Marquinhos (Psg), Pablo (Bordeaux), Dedé (Cruzeiro), Danilo (Man City), Fabinho (Liverpool), Filipe Luis (Atletico), Marcelo (Real)

Mesfushorë: Allan (Napoli), Arthur (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Paulinho (Guanghzou Evergrande), Coutinho (Barcelona), Walace (Hannover)

Sulmues: Douglas Costa (Juventus), Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Man City), Neymar (Psg), Richarlison (Everton), Willian (Chelsea)