Kryetari aktual dhe njëhereshit kandidati për kryetar të komunës së Ferizajit, Agim Aliu përmes një postimi ka bërë të ditur se Shkolla speciale e kulturës fizike, është një nga kryeprojektet për arsimin, sportin dhe të rinjtë, shkruan Ballkani.info.
“Qeveria e drejtuar nga unë, ka moshën më të re të udhëheqësve politik në historinë politike të Ferizajt. Projektet më madhore të ndryshimit të Ferizajt kanë dorën e projektimit e punën e të rinjve. Po, të rinjve i besuam përgjegjësi të larta shtetërore e bashkëqeverisëm”, tha ai.
Më pas ai vazhdoi duke treguar ofertat e tyre për të rinjtë e kësaj komune.
“Shkolla Digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti e rekreacioni e padyshim edhe nisma tjera, janë oferta jonë për të rinjtë, besim që e kemi dëshmuar gjithmonë”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:







