Aliu: Kënaqësi të bashëbisedojmë për futbollin me futbollistët e Kombëtarës së Kosovës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, njëherit, kryetar aktual i kësaj komune, Agim Aliu ka pritur në takim futbollistët suksesplotë të Kombëtares së Kosovës U17 bashkë selektorin Arsim Abazi, të cilët arritën sukses në Austri duke kaluar në “Elite Round” në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook, ku ndër të tjera shprehet: “Kënaqësi e krenari, të bashkëbisedojmë për futbollin e sportin në përgjithësi, me futbollistët suksesplotë të Kombëtares së Kosovës U17 bashkë selektorin Arsim Abazi, të cilët arritën sukses në Austri duke kaluar në “Elite Round” në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.

Postimi i plotë: