Aliu i reagon Gashit: Gjuha juaj arrogante ka bërë që qytetarët ta kuptojnë të vërtetën

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i është kundërpërgjigjur ashpër Shefit të GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Sipas Aliut, diskursi dhe gjuha arrogante e deputetëve të LDK-së, ka bërë që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë të vërtetën në këtë vend, shkruan ballkani.info

Madje ai ka bërë një propozim për deputetët e GP të LVV-së.

“Prandaj propozoj që të gjithë deputetët e LVV-së që t’ua përmendin emrin gjatë fjalimeve të tyre në mënyrë që ju të keni të drejtë replike dhe të vazhdoni të shfaqni arrogancën tuaj.”, ka thënë Aliu.